Figo: Ky ekip dua ta fitojë “El Clasicon”

Figo do ta mbështesë ekipin nga Santiago Bernabeu në El Clasico kundër Barcelonës.

Sport

23/12/2017 09:03

Luis Figo ka thënë se dëshiron që Real Madrid ta fitojë “El Clasicon” ndaj ish ekipit të tij Barcelonës.

Dy gjigantët e La Ligës ndeshen sot me fillim nga ora 13:00, dhe Figo do ta mbështesë ekipin nga Santiago Bernabeu.

“Jam fans i Real Madridit dhe shpresoj që ata do të fitojnë”, tha ai për Goal.

“Jo vetëm këtë ndeshje, por edhe kampionatin në Spanjë”, u shpreh ai.

“Zidane? Është e vështirë ta parashikosh se çfarë do të ndodhë, por shumë njerëz nuk kanë pritur ta shohin atë si trajner, por është vendim personal dhe që kur e bëri këtë hap, ka pasur rrugëtim fantastik”.

“Mendoj se ai ka gjithçka për të qëndruar për shumë vite në Real Madrid dhe unë shpresoj që ndodhë kjo, të qëndrojë për një kohë të gjatë”, shtoi mes tjerash Figo. /Lajmi.net/