Feston 80 vjetorin në të njëjtin vend pune dhe vazhdon të shkojë në punë! (Foto)

Një grua në SHBA, feston 80-vjetorin e saj në të njëjtën punë dhe pavarësisht se ka dalë në pension, vazhdon që ta dashurojë profesionin e saj.

Fun

21/09/2016 15:08

Elisabeth Davis është 99 vjeçe, por shkon çdo ditë në zyrën “Culver Academies”.

Në rolin e saj të sekretares, që përfshin edhe mbajtjen e të dhënave të fakultetit, e moshuara thotë se është gjithmonë e lumtur në punë.

“Më pëlqen ajo që bëj dhe njerëzit me të cilët kam punuar. Këtu nuk ka ndonjë gjë të çuditshme”, tha gruaja, përcjell GSH.

Pas përfundoi universitetin në vitin 1935, Elisabeth u bë asistentja e dekanit në “Culver Academies “.

99-vjeçarja ende përdor një makinë shkrimi për të kryer detyrat që i jepen.

“Unë nuk kam pasur kurrë një kompjuter. Jam në gjendje që të shkruaj dhe nuk e quaj të nevojshme që të mësoj teknologjinë e re për aq kohë sa jam këtu”, thotë ajo.

w111

w222

w333

w444