Festivali i çuditshëm indonezian, ku parakalojnë me kufoma (Foto)

Duket se mandra e vjetër ‘lërini të vdekurit të prehen në paqe’ është harruar në ishullin indonezian Sulawesi, shkruan DailyMail.

Fun

11/11/2015 16:18

Çdo tre vjet, zhvillohet një ritual i çuditshëm që daton qindra vite më parë, ku banorët e këtij ishulli nderojnë të afërmit e tyre të vdekur, të cilëve ua pastrojnë trupat dhe i veshin me rrobat e tyre të preferuara, transmeton lajmi.net.

Për shumë kënd kjo skenë mund të duket si në filmat apokaliptik me zombi, por për banorët e Torajan, fis autokton në rajonin malor të Tana Toraja, festivali Ma’nene është një festë e jetës.

Festivali Ma’nene ka filluar të festohet në fshatin Baruppi më shumë se një shekull më parë, kurse fotografi Agung Paramesëara i cili ishte prezent në festivalin e sivjetmë, ka sjellë fotografi interesante nga kjo ngjarje.

Banorët e Torajan i kanë treguar atij një histori interesanti të një gjuetari kafshësh të quajtur Pong Rumasek, i cili gjatë gjuetisë në male kishte gjetur një kufomë të braktisur të kalbur nën një pemë.

Rumasek kishte veshur kufomën me rrobat e tij dhe i kishte bërë varrimin e duhur, dhe prej atëherë besohet se ishte bekuar me pasuri për gjestin e bërë. Kjo praktikë është adoptuar nga banorët e Toraja, të cilët besojnë së shpirtrat do ti shpërblejnë nëse kujdesen për të vdekurit. (lajmi.net)

Te vdekurit 2Te vdekurit 3Te vdekurit 4Te vdekurit 5Te vdekurit 6Te vdekurit 7Te vdekurit 8Te vdekurit 9Te vdekurit 10