“Ferrari i këtij viti, makina më e mirë që kam pilotuar” – Lajmi.net
“Ferrari i këtij viti, makina më e mirë që kam pilotuar”
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 23:15, 7 May 2018
Këtë vit duket se Ferrari mund të duelojë me Mercedes për titullin kampion në Formula 1, madje duket se makina italiane është superiore në pistë krahasuar me atë gjermane. Edhe Sebastian Vettel është i bindur për këtë gjë, pavarësisht se në dy garat e fundit nuk ka patur shumë fat, duke dorëzuar edhe kreun, që tashmë është në duart e Lewis Hamilton.

“Gjëja e rëndësishme është që kemi një makinë të mirë, të shpejtë, fituese dhe që mund të rivalizojë për titull. Një makinë me të cilën mund të japim kohë të shpejta edhe gjatë provave zyrtare”, tha Vettel.

Më tej, piloti gjerman i “kokëkuqes”, shton: “Nëse arrijmë të japim një kohë të mirë gjatë provave zyrtare, mund të duelojmë për fitore edhe në garë. Kemi një ritëm të mirë edhe në garë dhe nuk jam aspak i shqetësuar për rezultatet e dy garave të fundit.

Kjo makinë është ndryshe nga ajo e një viti më parë, ku nuk arrim të ishim të shpejtë në provat zyrtare dhe nuk ishim kompetitivë në garë. Këtë vit është ndryshe dhe mund të duelojmë për fitore në çdo garë. Unë kam besim se garën e ardhshme do të rikthehemi te fitorja”, u shpreh Sebastian Vettel.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO