Ferrari F12 Polo dhe FF zbulohen në Shanghai

Ferrari ka zbuluar në Shanghai një set të ri të modeleve speciale të tij të inspiruara nga një numër të madh kuaj-fuqi dhe motor V12.

Auto & Tek

23/06/2014 22:05

Modeli i parë i Ferrari është quajtur F12 Berlinetta Polo Edition. I dizajnuar në një pamje të bardhë dhe të kaltër, ku ngjyra e jashtme e veturës është e punuar nga Biancio Italia Opaco me dizajn të vijave të kaltëra si në veturat për gara.

Modeli FF Dressage vjen me një dizajn të brendshëm të zi, ulëse me ngjyrë kafe ku është e vendosur edhe logoja e kalit të kompanisë në çdo vend, si në ulëse ashtu edhe në timon.

Detaje më të hollësishme rreth fuqisë së veturës firma nuk ka bërë ende të ditur, pasi që kjo veturë është zbuluar dje në Shanghai dhe debutimin e saj zyrtar pritet ta bëjë disa javë më vonë.