Feronikeli dhe Trepça ’89 ndahen baras në ndeshjen hapëse në Superligën e Kosovës

Feronikeli dhe Trepça ’89 kanë barazuar 1:1 në ndeshjen hapëse të sezonit 2018/2019 në Superligën e Kosovës.

Sport

18/08/2018 18:41

Superliga e Kosovës sot ka nisur sezonin e ri, me ndeshjen e zhvilluar në Drenas mes vendasve të Feronikelit dhe Trepçës ’89, e cila në fund përfundoi 1:1.

Feronikeli ishte skuadër më e mirë në fillim të ndeshjes, ku arritën edhe golin përmes Mendurim Hotit në minutën e 18’.

Mysafirët barazimin e arritën në minutën e 54’, përmes Gëzim Rusit.

Në xhiron e ardhshme Feronikeli takohet me Drenicën, ndërsa Trepça ’89 e pret Prishtinën./Lajmi.net/