Fergusonit i ndalohet t’i shikojë ndeshjet e Man Utd

Sir Alex Ferguson ka marr një lajm të hidhur.

Sport

13/12/2018 09:22

Sir Alex Ferguson nuk ka të drejt t’i shikoj ndeshjet e Manchester United për një periudhë të gjatë.

Legjenda e ‘Djajve të kuq’ është i pranishëm në tri ndeshje rreth të ish-skuadrës së tij në ‘Old Trafford’, andaj këtë gjë ia kanë ndaluar doktorët, përcjell “lajmi.net”.

Doktorët i kanë bërë me dije se ai më nuk mund t’i shikojë ndeshjet e Manchester United në stadium, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ferguson po stresohet shumë në ndeshjet e skuadrës angleze, andaj problemet e tij me zemër mund të përsëriten më shpesh. /Lajmi.net/