Ferguson: Ja pse Ronaldo është më i mirë se Messi

Ish-trajneri i Manchester United dhe njëri nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, Sir Alex Ferguson ka thënë se Lionel Messi nuk do të kishte sukses në Premier Ligë, ndryshe nga Ronaldo i cili do të ishte i mirë për secilën skuadër.

Sport

25/04/2015 21:50

Ferguson ka thënë se Messi nuk do të kishte treguar në Premier Ligë formën që ka treguar te Barcelona përgjatë tërë këtyre viteve, ndërsa Ronaldo mund të luajë në secilën ligë dhe për secilën skuadër.

“Njerëzit thonë se cili është lojtari më i mirë në botë, ndërsa shumica e tyre në mënyrë shumë të drejtë thonë Messi. Ju nuk mund të kundërshtoni atë mendim”.

“Por gjëja te Ronaldo…Ronaldo mund të luajë për Milwallin, për QPR-n, për Doncaster, mund të luajë për secilën skuadër dhe të shënojë het-trik. Nuk jam i bindur nëse Messi mund ta bëj këtë gjë”.

“Ronaldo është lojtar që godet me dy këmbë, është i shpejtë, i mirë në ajër dhe i trim, natyrisht që edhe Messi është trim. Sidoqoftë, unë vetëm mendoj se Messi është lojtar i Barcelonës, asgjë më shumë”, përfundoi Ferguson deklaratën e tij për BBC Sport.