Ferdinand: Kjo është skuadra që të gjithë duan ta shmangin në shortin e L.K

Rio Ferdinand beson se Liverpool është skuadra që të gjitha ekipet do të dëshironin të shmangnin në shortin e Ligës së Kampionëve.

Sport

12/12/2018 10:59

‘The Reds’ kanë kaluar në 1/8 e Ligës së Kampionëve pas fitores 1:0 ndaj Napolit në ‘Anfield Road’,

Skuadra e Jurgen Klopp do të jetë në vazon e vendeve të dyta, dhe për kundërshtar mund të ketë skuadra si Real Madrid, Juventus, Barcelona dhe Bayern Munich.

Por, ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, beson se gjithë këto skuadra, nuk do të donin Liverpoolin për kundërshtar në shortin që do të hidhet ditën e hënë.

“Jurgen dukej shumë i kënaqur për mënyrën se si luajtën kundër Napolit, duke mos i lënë të krijojnë raste”, ka deklaruar Rio Ferdinand, përcjell ‘lajmi.net’.

“Qëndrueshmëria me të cilën ata po luajnë i bëjnë të pakrahasueshëm në Evropë për momentin”, ka vazhduar Ferdinand, duke thënë se Liverpool është një skuadër për t’u shmangur në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/