Femrat e Oktoberfest akuzohen për “veshje pornoje”

Femrat pjesëmarrëse në Festën e Birrës në Gjermani, që njihet ndryshe edhe si Oktoberfest, akuzohen se po e seksualizojnë eventin tradicional duke veshur “fustane pornoje”.

Fun

11/09/2018 12:26

“Fustanet e vajzave të reja në këtë festë duken si veshje pornoje”, tha për një gazetë gjermane Franz Thalhammer, ish-pjesëtar i një grupi folklorik bavarez.

70-vjeçari thotë se femrat e sotme po i denigrojnë kostumet tradicionale të Bavarisë: “Ato veshje janë që të dukesh këndshëm, por po kthehen në veshje të çmendura këto kohë”.

Oktoberfest do të nisë në 22 shtator dhe ndërkohë që presim veshjet e këtij viti, le t’i hedhim një sy fustaneve që janë cilësuar si pornografikë.