Fekir në Liverpool, zbulohet çmimi i blerjes nga Lyon

Nabil Fekir do ta kompletojë transferimin nga Olympique Lyon në Liverpool.

Sport

08/06/2018 07:18

Liverpool ka siguruar një përforcim të ri.

Mesfushori do të nënshkruajë me klubin nga Premierliga si blerje e re nga Olympique Lyon.

“Sky Sports News” ka njoftuar se Fekir sot do t’ju nënshtrohet mjekësore me ekipin e “Reds”, përcjell “lajmi.net”.

Bëhet fjalë për një blerje prej 54 milionë euro dhe mbi 5 në bonuse. /Lajmi.net/