Fatos Berisha, tifozi i flaktë i Liverpoolit

Tifozi shqiptar, Fatos Berisha ka qenë protagonist në stërvitjen e radhës të Liverpoolit në SHBA. Studenti e kishte marrë me vete një fanellë të Steven Gerrardit, duke e shprehur admirimin për të.

Sport

22/07/2014 18:59

Liverpooli e kishte një mysafir special në fazën përgatitore që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fakt, Fatos Berisha, një tifoz shqiptar, ishte prezent në qendrën stërvitore të Reds, në Boston, ku ishin të pranishëm 20 reporterë.

Tifozi shqiptar është duke studiuar atje dhe e shfrytëzoi mundësinë ta ndiqte stërvitjen e gjigantit anglez, ndërsa e kishte marrë me vete një fanellë të Steven Gerrard, legjendë e Liverpoolit.

Kjo u ra në sy fotografëve, të cilët e fotografuan këtë tifoz dhe kjo foto përfundoi në uebfaqen ‘liverpoolecho.co.uk’, e afërt me klubin anglez.