Fate njerëzish: Tri familje të varfra, që s’ju gëzohen as festave! (Video)

Familja Krasniqi, familja Jaha dhe ajo Shpati, nuk do të hanin drekën e Kurban Bajramit, po të mos ishte vullneti i mirë i revistës Imazh për të ju ndihmuar para kësaj feste.

Lajme

10/09/2016 21:56

Familja shtatë-anëtarëshe Krasniqi, nga fshati Bardhosh, të papunë që jetojnë me një social, mezi ia dalin të sigurojnë bukën e gojës. Për zonjën e shtëpisë, Bukurie Krasniqi, nuk ka më vështirë se të shoh fëmijët tek bëjnë jetën në këto kushte.

Edhe babë e bijë nga Komuna e Klinës që jetojnë në Fushë Kosovë, hall të madh kanë si të sigurojë një vend për të jetuar.

Disa shkallë të errëta, mure të plasaritura, dritare të thyera, çojnë deri te Kadri Shpati që jeton vetëm më të bijën, Vlorën nëntëvjeçare nëna e së cilës ka vdekur. Për shkak se kryefamiljari është shurdhmemec, mbesa e tij, Ardhmëria, rrëfen për kushtet e vështira të kësaj familje për të cilën nuk kujdesej kush në Klinë.

Në kushte më të mira nuk jeton as familja Jaha nga Prishtina.

Ata që duan të ndihmojnë këto familje, mund të kontaktojnë në këta numra telefoni:

– Kadri Shpati, 045-535-331, familje me dy anëtarë

– Fatmire Jaha, 044-368-756, familje me shtatë anëtarë

– Hakif Krasniqi, 044-199-431, familje me shtatë anëtarë. /Tribuna Channel/

YouTube player