Fanella e Man Cityt me logo të Man Utd

Në Brazil ka dalë në shitje ajo që konsiderohet si fanella më e keqe e dorës së dytë që kemi parë ndonjëherë. Uniforma e Manchester Cityt përmban logon e rivalit të qytetit, Manchester United.

Sport

12/08/2014 20:34

Nëse mendoni të përfitoni para duke shitur fanella të dorës së dytë, ju së paku duhet të jeni sa më kreativ në mënyrë që t’i bindni tifozët për t’i blerë ato.

Por, kush do që e punoi këtë fanellë me siguri se nuk kishte lidhje me futboll.

Në Brazil ka dalë në shitje një fanellë e Manchester Cityt me ngjyrë të kaltër, por që përmban logon e rivalit të urryer të qytetit, Manchester United.

Kjo është pa dyshim fanella kopje më e keqe që kemi parë ndonjëherë e ndoshta edhe që do të shohim në të ardhmen.