Falcao shkon në Botëror

Kirurgu që operoi Radamel Falcaon beson se sulmuesi kolumbian do të udhëtojë në Kampionatin botëror në Brazil, mirëpo nuk pret që ai të jetë në formën ideale fizike.  

Sport

19/04/2014 16:39

Radamel Falcao do të shkojë në Kampionatin botëror, por vështirë se do të jetë në formën ideale fizike, ka thënë kirurgu që kreu operacionin në gjurin e tij.

Sulmuesi i Kolumbisë ka munguar prej kur lëndoi ligamentet kruciale të gjurit në duelin e Kupës së Francës kundër Chasselay në janar.

Falcao – i cili ka shënuar nëntë gola në 17 paraqitje në Ligue 1 para lëndimit – është në garë me kohën për t’u rehabilituar derisa vazhdon betejën për Kampionatin botëror.

Kirurgu Jose Carlos Noronha pret që Falcao të shkojë në Brazil, edhe nëse nuk do të jetë plotësisht i rikuperuar.

“Në nivelin më të lartë, në fillim të një gare, Falcao mund të mos jetë në 100 përqind. Por, mendoj se ai do të shkojë në Kampionatin botëror”, deklaroi Noronga për Lusa.