Fakte të pabesueshme historike, njihuni me gruan që ‘lindi’ lepuj

A jeni lodhur duke lexuar të njejtat histori çdo ditë? Faktet që do të përmenden në këtë artikull do të godasin mendjen tuaj dhe të ju bëjnë të mendoni dy herë për gjithçka...

Fun

19/03/2017 21:04

 

1.Në vitin 1726, një grua angleze e quajtur Mary Toft lindi lepuj.

Mary Toft ka qenë grua e cila lindi lepuj. Ose së paku, i bëri të gjithë të besojnë ashtu, transmeton lajmi.net

Ju mund të mendoni se njerëzit kanë pasur gjëra më të mira për të bërë në shekullin 18’të, se sa të luanin me mjeksinë kështu.
Gjithsesi, duhet të mendoni përsëri. Mary krijoi një nga historitë më emocionuese të kohës së saj, aq sa e preku edhe mbretin Geroge të parin.

Ajo që ishte më e në habitshme, është se nga kjo shaka u mashtruan shumë kirurgë me reputacion në atë kohë. Në fakt, gruaja kishte fshehur lepujt nën çarçaf dhe kishte disa ndihmës që i ndihmuan ”të lindte.”

2. Ka më shumë zogj flamingo të plastikës se sa të vërtetë

Fakti se ka më shumë zogj flamingo të plastikës se sa që janë në të vërtetë, është një dëshmi se bota e natyrës është duke u zëvendësuar.

Zogjtë e plastikës janë pjesë e kopshtit amerikan.
Gjithçka filloi në vitin 1957 kur shtypi 3D ishte thjesht një ëndërr e lagësht e një dizajneri.

Don Featherstone mendoi se tokës së Floridës i mungonte prezenca e zogjve ngjyrë rozë.

Çka filloi si shaka, u shndërrua në simbol të kulturës. S’mund të quash veten amerikan të pastër nëse nuk ke zog flamingo në kopshtin tënd.

Megjithatë, në kohët e fundit, kjo kulturë ka rënë në hije, duke u zëvendësuar me parullën ”ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri.”

3. Franca ka kryer ekzekutime deri në vitin 1981 në tranxhë për prerje

Tranxha për prerje do të ju dërgojë tek ditët e terroti në Revolucionin Francez, në vitin 1789. Megjithatë, metoda e ekzekutimit ishte e pranishme deri kohët e fundit.

Francezët kanë pasur një sens të vështirë të mëshirës para 200 viteve. Në sytë e tyre, tranxha për prerje ka qenë forma më e përshtatshme e ekzekutimit.

Duke e ditur se koka juaj do të rrotullohet nëpër tokë, para popullit të frikësuar që do të luajë me të, është shumë e vështirë.

Është e pabesueshme se tranxha për prerje ka qenë aktive deri në vitin 1981. Pavarësisht kësaj, ekzekutimi i fundit ka ndodhur në shtator të vitit 1977 në Marseille.

Hamida Djandoubi ka qenë personi i fundit i cili u ekzekutua me prerje të kokës në të gjithë botën perëndimore. /Lajmi.net/