Facebook Messenger vjen në Windows Phone

Microsoft u deklarua se është dukë bërë përparime në luftën me rivalët e saj, dhe po ashtu deklaroi se Facebook Messenger do të jetë në dispozicion brenda javësh. Kështu i qëndroi besnik fjalëve, sepse sot Facebook Messenger mund të shkarkohet edhe në Windows Phone. Javën e kaluar, Joe Belfiore nga Microsoft tha se kompania kishte…

Auto & Tek

05/03/2014 20:48

Microsoft u deklarua se është dukë bërë përparime në luftën me rivalët e saj, dhe po ashtu deklaroi se Facebook Messenger do të jetë në dispozicion brenda javësh.

Kështu i qëndroi besnik fjalëve, sepse sot Facebook Messenger mund të shkarkohet edhe në Windows Phone.

Javën e kaluar, Joe Belfiore nga Microsoft tha se kompania kishte punuar së bashku me Facebook në  testimin e Facebook Messenger për një kohë, dhe kështu duke i inkuadruar edhe disa risi, që përfshijnë “stickers”, të cilat versionet e më hershme nuk i kanë pasur

Microsoft është duke lidhë marrëveshje me shumë aplikacione të famshme që t’i bëjë të mundshme në platformën e vet.

Ata së fundmi e sollën edhe Instagram’in në Windows Phone, kurse në javët në vazhdim do të prezantohet edhe Vine.