Facebook humb miliona përdorues në Evropë

Rrjeti social ka probleme të rritjes në Evropë. Mark Zuckerberg po përgatit investitorët për një rritje më të ngadaltë në të ardhmen.

Auto & Tek

31/10/2018 14:35

Pas skandaleve të fundit të të dhënave dhe ndikimit të Rregullores së BE për Mbrojtjen e të Dhënave, Facebook vazhdon të humbasë përdoruesit në Evropë.

Në tremujorin e kaluar, numri i anëtarëve aktivë mujorë ka rënë nga 376 milionë në 375 milionë.

Tashmë në tremujorin e mëparshëm, Facebook kishte humbur një milion përdorues në Evropë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, në botë, rritja e rrjetit online vazhdon.

Numri i përdoruesve aktivë të Facebook së paku një herë në muaj u rrit brenda dy muajve nga 2.23 miliardë në 2.27 miliardë.

Rritje në SHBA dhe Kanada

Në SHBA dhe Kanada , Facebook tani ka 242 milionë përdorues aktivë mujorë – një milion më shumë se tre muaj më parë. Ky është tregu më fitimprurës për rrjetin online, ku Facebook fitoi 27.61 dollarë për të ardhura nga përdoruesit gjatë tremujorit të fundit. Në Evropë është 8,82 $ për përdorues dhe 6,09 $ në mbarë botën. /Lajmi.net/