Facebook dominon kundrejt Google, Yahoo dhe Amazon

Rreth 88% e konsumatoreve qasën në një web faqe të caktuar nëpërmjet rrjeteve sociale, shkruan Busniess Insider, transmeton lajmi.net. Krahasuar me vitin 2014, ekziston një rritje prej 11%.

Fun

03/08/2015 16:34

Mendoni rastin e fundit kur ju keni vizituar një web faqe të caktuar, jeni qasur nëpërmjet rrjeteve sociale apo direkt në ueb faqe?

Sipas organizatës Gigya, e cila bënë menaxhimin e identitetit të vizitorëve në internet, shumica dërmuese e qasjeve bëhen nëpërmjet rrjeteve sociale. Gigya ka studiuar të dhënat e mbi 700 konsumatorëve të vet, dhe ka hulumtuar mbi 60% që përdorin rrjetin social Facebook.

Pas Facebook-ut radhiten Google me 20%, Twitter me 6%, dhe Yahoo me 4%. Në raport me vitin e kaluar, Yahoo ka një rënje prej 11%.