‘Facebook at Work’ tani edhe në pajisjet mobile

Facebook po zgjeron rrjetin e saj social edhe në botën profesionale. Kompania zbuloi para gati një viti aplikacionin e ri “Facebook at Work”, i cili lejon përdoruesit të komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet mesazheve në grup dhe thirrjeve me audio. Tani është krijuar një version i këtij aplikacioni për pajisjet mobile, i quajtur “Work Chat”.

Auto & Tek

22/11/2015 13:12

Ky aplikacion është pak a shumë si Facebook Messenger, vetëm se ofrohet për bizneset. Që ta përdorni atë, kompania juaj duhet të regjistrohet me Facebook-un, dhe pastaj mund të krijoni rrjetin tuaj social me punonjësit e tjerë brenda Facebook. Me aplikacionin e ri për pajisjet mobile do ta keni më të lehtë që të jeni në kontakt me kolegët.

Aplikacioni “Work Chat” është në dispozicion aktualisht vetëm për pajisjet Android, ndërsa versioni iOS është akoma duke u zhvilluar. Ju duhet të keni një llogari tek “Facebook at Work” për ta përdorur atë.