Fabregas befason të gjithë, kjo është skuadra për sezonin e ri

Vendoset përfundimisht e ardhmja e Cesc Fabregas.

Sport

13/06/2017 11:50

Mesfushori spanjoll do të qëndrojë në “Stamford Bridge” edhe për një sezon tjetër.

Lajmi konfirmohet nga gazeta britanike “Starsport”, që ka shkruar sot se 30-vjeçari ka vendosur së bashku me klubin për qëndrimin te Chelsea, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme nën drejtimin e Antonio Contes.

Megjithatë, spanjolli beson që do t’ia ndërrojë mendjen italianit në sezonin e ri, ku blutë do të luajnë edhe në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/