Euro Super League

Presidenti i Galatasarayt, Unal Aysal ka bërë thirrje për krijimin e një Superlige të Evropës me 20 skuadra duke thënë se: “Është e ardhmja e futbollit”. Aysal ka theksuar se dëshira për t’i parë skuadrat më të mëdha të kontinentit në ndeshje më të shpeshta mes vete, mund të zëvendësojë Ligën e Kampionëve. “Mendoj se…

Sport

10/10/2013 20:30

Presidenti i Galatasarayt, Unal Aysal ka bërë thirrje për krijimin e një Superlige të Evropës me 20 skuadra duke thënë se: “Është e ardhmja e futbollit”.

Aysal ka theksuar se dëshira për t’i parë skuadrat më të mëdha të kontinentit në ndeshje më të shpeshta mes vete, mund të zëvendësojë Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se është e ardhmja e futbollit. Duhet të krijohet, jo pas 10 vjetësh por sa më parë që është e mundur sepse futbolli është një industri e madhe, një industri në zhvillim”, u shpreh ai.

“Superliga e Evropës do të sillte përkrahje të madhe dhe jepte energji në futbollin në përgjithësi. Mendoj se mund të jenë 20 skuadra të mëdha, dhe tri, katër ose pesë skuadra pjesëmarrëse mund të ndryshojnë çdo vit. Mendoj se do të ishte mirë që UEFA të marrë këtë iniciativë dhe të vazhdoj të udhëheq në futboll. Por, kushdo që merr iniciativë do ta kontrollojë atë”, u përfundoi ai.