EULEX dënon vrasjen e Ivanoviqit

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë - EULEX, e ka dënuar fuqishëm vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Lajme

16/01/2018 19:02

Misioni i EULEX-it, u ka bërë thirrje autoriteteve relevante që të veprojnë shpejt dhe me efikasitet, për të arrestuar kryerësit e aktit kriminal.

Shefja e misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, ka theksuar se ky mision ofron mbështetjen për hetimet e mëtejme.

“Misioni ynë është i gatshëm që të ofrojë përkrahje sipas mandatit që ka. Në emrin tim dhe misionit të EULEX-it shprehi ngushëllimet e sinqerta familjes dhe miqve të zotit Ivanoviq. U bëj thirrje atyre që kanë ndonjë informacion relevant, i cili mund të çojë deri tek arrestimet e mundshme lidhur me vrasjen e z. Ivanoviq, që ta raportojnë atë tek autoritetet”, ka thënë Papadopoulou.