Etrit Berisha po i kryen testet mjekësore (Foto)

Në një foto të publikuar nga mediat italiane, Etrit Berisha shihet duke kryer testet mjekësore.

Sport

13/07/2015 12:28

Etrit Berisha duket se do të mbetet te skuadra e Lazios edhe për këtë sezon.

Në shikim të parë, duket sikur ai po i kryen testet mjekësore në ndonjë klub tjetër, mirëpo e vërteta është se Etriti po i kryen testet me skuadrën e tij, Lazio para fillimit të edicionit të ri të Serie A.

Berisha do të jetë pjesë e Lazios edhe në kampionatin që pritet të nis në fund të muajit gusht, shkruan Gazeta Olle.

Berisha