Eto’o dhe 400 celularët e tij

Prej kur zbarkoi në Angli nën urdhrat e Jose Mourinhos, Samuel Eto’o ka përfunduar në ballinat e të përditshmeve vetëm për shkak të ngjarjeve jashtë fushës, dhe jo për atë që ka dëshmuar me fanellën e Chelseas. Disa ditë më parë doli lajmi se ylli kamerunas është i pasionuar pas veturave luksoze dhe posedon disa…

Sport

10/10/2013 15:30

Prej kur zbarkoi në Angli nën urdhrat e Jose Mourinhos, Samuel Eto’o ka përfunduar në ballinat e të përditshmeve vetëm për shkak të ngjarjeve jashtë fushës, dhe jo për atë që ka dëshmuar me fanellën e Chelseas.

Disa ditë më parë doli lajmi se ylli kamerunas është i pasionuar pas veturave luksoze dhe posedon disa të tilla që bashkërisht vlejnë mbi 4 milionë euro. Kurse, tabloidi britanik The Sun ka njoftuar se Eto’o ka një tjetër veçanti.

Deri më tani gjatë gjithë jetës së tij nuk e ka hedhur asnjë celularë dhe tani posedon rreth 400 sosh. “Gjatë gjithë këtyre vjetëve nuk e ka hedhur asnjë, i pëlqen t’i koleksionojë. Ka 14 kartela aktive”, citohet një burim i afërt me Eto’on.

Andaj, nëse dëshironi ta telefononi Eto’on, keni zgjedhje të gjerë, në dispozicion keni celularë të ndryshëm në funksion, në të cilët përgjigjet sulmuesi, varësisht se ku gjendet.