Është vetëm tetë javësh, por shikoni sa shumë flokë ka (Video)

Me flokët super të dendura dhe vetëm tetë javësh, Junior Cox-Noon kthen kokat e të gjithëve kudo që shkon.

Fun

05/10/2016 15:16

Nëna e tij, Chelsea, thotë se i duhen dy orë të bëjë pazarin në supermarket në vend të 40 minutave pasi shumë njerëz e ndalojnë për të përshëndetur vogëlushin 2 muajsh.

 Junior, i cili është mësuar të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes qan sa herë që mamaja i vendos një kapele për të nxituar për në shtëpi.

I lindur me shumë flokë në Spitalin e Brighton, Angli, në 30 korrik të këtij viti, Cox-Noon u cilësua ndryshe si “Bebi ari”.

“Ai lindi me shumë flokë. Nuk e kuptova sa shumë kishte derisa i bëra banjë për herë të parë e ja thava me tharëse,” u shpreh për Daily Mail 32 vjeçarja Chelsea.