A është gjetur më në fund një krijesë në Mars?

Më shumë se një dekadë më parë, një skelet i çuditshëm ishte zbuluar në Shkretëtirën Atakama në Kili, duke ngritur dyshimet se jashtëtokësorët ishin përplasur në Tokë.

Fun

24/06/2016 04:40

Tani, hulumtuesit e alienëve në internet kanë vërejtur atë çfarë ata thonë ‘një krijesë’ aliene e species së njëjtë me atë që ishte gjetur në Kili.

Përdoruesi Paranormal Crucible në YouTube pretendon se një alien me pamje si të njeriut mund të shihet duke ‘spiunuar’ prapa një guri në Mars, transmeton Gazeta Express.

Në pamjet e nxjerra, shihet një figurë duke qëndruar prapa një guri në Mars për të cilën pretendohet se është gjashtë inç e gjatë.

YouTube player