Era publikon foto me të brendshme (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi është shumë aktive në rrjete sociale, ajo së fundi ka postuar një foto në të cilën shihet më ndryshe se zakonisht.

ShowBiz

28/05/2017 08:35

Në imazhin e publikuar në Instagram, Era shihet e veshur në të brendshme, foto kjo e rregulluar me disa filtra, shkruan lajmi.net.

“Duke shikuar në kapitullin e radhës të jetës sime” ka shtuar Era sipër fotos së postuar në rrjete sociale.

Kujtojmë se kënga e fundit e Erës është ‘Redrum’ të cilën e solli në bashkëpunim me Felix Snow dhe ka marrë mbi 21 milionë klikime. /Lajmi.net/