Emre Can, kontratë pesëvjeçare me klubin e ri

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can ka ofertë për kontratë pesëvjeçare nga Juventus.

Sport

06/01/2018 10:59

Juventus ka bërë gati kontratën për mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can.

“Sky Sport” në Itali raporton se “Bianconerët” i kanë ofruar reprezentuesit gjerman, kontratë pesëvjeçare në Torino.

Kurse, “Sky Sports Neës” në Angli ka mësuar se 23 vjeçari ka arritur marrëveshje në parim me kampionin nga Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Can do të nënshkruajë me Juventusin pas përfundimit të këtij sezoni, atëherë kur do të skadojë kontrata e tij me skuadrën e “Reds”. /Lajmi.net/