Emery zgjedh përforcimin e parë në Arsenal

Adrian Rabiot pritet të jetë blerja e re e trajnerit të ri të Arsenalit, Unai Emery.

Sport

24/05/2018 10:38

Arsenal është duke monitoruar mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrian Rabiot.

Mediat angleze raportojnë se klubi londinez mund të paraqes ofertë për blerjen e yllit francez, gjatë afatit kalimtar të verës.

Rabiot pritet të jetë blerja e re e trajnerit të ri të Arsenalit, Unai Emery, përcjell “lajmi.net”.

Rabiot kaloi sezonin pozitiv te PSG por prapë nuk u ftua në Kombëtaren e Francës për Kampionatin botëror 2018. /Lajmi.net/