Emery merr lajme të mira para ndeshjes me West Ham

Arsenal ndeshjen e radhës në Premierligë e luan kundër skuadrës së West Ham.

Sport

11/01/2019 09:45

Skuadra e Unai Emery ka luajtur një sezon mjaft të mirë deri në këtë pikë, edhe pse në ndeshjet e fundit nuk tregoi rezultatet më të mira.

Por, para ndeshjes me West Ham, trajneri i “gunners” ka disa lajme të mira për tifozët.

Në stërvitje me skuadrën janë kthyer gjashtë lojtarë, prej të cilëve disa janë pjesë kyçe e skuadrës, transmeton lajmi.net.

Hector Bellerin, Konstantinos Mavropanos, Laurent Koscielny, Mesut Ozil, Nacho Monreal e Shkodran Mustafi janë stërvitur 100% me skuadrën.

Të lënduar dhe në pamundësi për t’i ndihmuar skuadrës janë Mkhitaryan dhe Welbeck.

Ndeshjen me West Ham, Arsenal do ta luaj ditën e shtunë, në “London Stadium”. /Lajmi.net/