Elon Musk paralajmëron për rrezikun nga robotët (VIDEO)

Elon Musk edhe njëherë ka folur për frikën e fuqizimit të makinave.

Auto & Tek

28/11/2017 18:17

Duke iu përgjigjur një komenti rreth një videoje në të cilën shihet një robot duke bërë një rrotullim mbrapa në ajër, themeluesi i Tesla ka folur për nevojën e kontrollit në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, transmeton Klan Kosova.

Përndryshe, sipas tij, mund t’i themi lamtumirë njerëzimit.

Miliarderi është kritik ndaj progresit të teknologjisë së tillë pa u kontrolluar, duke e quajtur “rrezik fundamental për ekzistencën e civilizimit njerëzor”.

Ndërsa në video mund të shihni robotin Atlas të zhvilluar nga Boston Dynamic’s Atlas, i cili është dy metra i gjatë dhe peshon 75 kg.