Eliminohet Nora Gjakova

Eksperienca e Nora Gjakovës në Botërorin e xhudos ishte e shkurtër. Xhudistja kosovare nuk e ka ndjekur rrugën e shoqes së saj, Majlinda Kelmendi, duke u eliminuar në luftën e parë.

Sport

27/08/2014 10:21

Nora Gjakova nuk ka mundur ta ndjek rrugën e shoqes së saj, Majlinda Kelmendi, pasi u eliminua qysh në luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Rusi.

Xhudistja pejane e kishte kaluar xhiron e parë pa luftë, ndërsa u përball në atë të dytë me rumunen Loredana Ohai.

Fatkeqësisht, Nora nuk ia doli dhe për të mori fund ky eveniment shumë herët. Gjakova ishte përballur me lëndime kohëve të fundit dhe trajneri i saj, Driton Kuka, nuk priste shumë nga ajo.

Dje, Majlinda Kelmendi e mbrojti titullin e kampiones botërore, duke u konfirmuar si xhudistja më e mirë në botë.

Ndërkohë, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi nuk mundën të merrnin pjesë për shkak të problemeve me viza.