Eksperimenti i Kinës dhe Rusisë që mund të ndërpresë internetin

Kina dhe Rusia kanë bashkuar forcat dhe po ecin përpara me plane kontradiktore për të ngrohur dhe ndryshuar atmosferën e Tokës.

Fun

17/12/2018 17:22

Ky projekt, pohojnë ekspertët, ka aplikime të mundshme ushtarake pasi mund të pengojë komunikimin satelitor, një avantazh i dallueshëm në rast lufte ose spiunazhi.

Grimcat e ngarkuara, të njohura si jone, krijojnë një shtresë reflektuese mbi një rajon të caktuar toke dhe shkaktojnë ndërprerje të komunikimeve satelitore.

Dy superfuqitë kanë kryer disa eksperimente të përbashkëta që ndryshuan përbërjen kimike të ajrit mbi Evropë dhe Kina ka në plan të zgjerojë përdorimin e teknologjisë në lidhje me këtë.

Sidoqoftë, në një hulumtim të botuar në revistën kineze Toka dhe Fizika Planetare, rezultatet u etiketuan si ‘të kënaqshme’ nga autorët. /Lajmi.net/