Eklipsi i Hënës, pas dy javësh ai i Diellit – Lajmi.net
Eklipsi i Hënës, pas dy javësh ai i Diellit
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 12:27, 8 August 2017
Eklipsi i pjesshëm i Hënës u shfaq në qiejt e Shqipërisë mbrëmjen e së hënës, një spektakël i “nënës” natyrë.

Zhdukja e një pjesë të hënës, arsyeja pse quhet eklips i pjesshëm, ishte e mundur që të shihej nga i gjithë territori i Shqipërisë.

Eklipsi i Hënës ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna pozicionohen në një vijë të drejtë dhe hija që planeti ynë hedh në hapësirë, bie mbi satelitin tonë të vetëm natyror, duke e mbuluar të tërin, ose si në këtë rast pjesërisht. Eklipsi hënor paraprihet ose pasohet nga eklipsi i Diellit me dy javë.

Këtë herë, eklipsi i Diellit vjen dy javë më pas, pikërisht më 21 gusht, kur hëna do të futet mes Tokës dhe Diellit duke bllokuar rrezet e këtij të fundit për pak minuta.

Në disa zona të SHBA, eklipsi do të jetë i plotë me errësirë totale në mes të ditës, ndërsa Europa do të shohë vetë një eklips të pjesshëm të diellit. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: dielli, eklipsi

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals