Edona James Junior

Nëna është e zemëruar me klubin pas-shkollor për \"diskriminim\" ndaj djalit të saj Romeos i cili dëshiron të veshet si një princeshë.

Fun

10/05/2014 15:09

Një djalosh 5 vjeçar është përjashtuar nga një klub lojrash pas-shkollor, për shkak se ai vazhdon të veshet si një princeshë me take të larta.

Romeo Clarke ka një koleksion pre 100 fustanesh dhe 8 palë këpucë fëmijësh me take të larta, të cilat ai i pëlqen t\’i veshë çdo ditë pas shkollës.

Por i riu i cili ka tre motra më të vjetra, është akuzuar nga organizatorët e klubit të drejtuar nga kisha se po i bën \”konfuz\” fëmijët e tjerë me veshjen e tij.

Nëna e tij e tronditur Georgina ka parashtruar ankesë ndaj grupit të lojrave, me pretendimin se djali i saj është diskriminuar.

\”Për shkak se ai ka tre motra më të mëdha, i pëlqen të veshë fustane. Çfarë ka të keqe këtu?\”, tha nëna e djaloshit 5 vjeçar.