Edhe një kosovar në Bayern

Përveç Xherdan Shaqirit, shumë shpejt, Bayern Munich mund të ketë në skuadër një tjetër futbollist kosovar. Sipas portalit zviceran, Infoticker.ch, gjiganti bavarez, së bashku me rivalin nga Bundesliga, Borussia Dortmund kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Baselit, Arlind Ajeti. Kosovari me nënshtetësi zvicerane thuhet se ka rënë në sy të dy gjigantëve të Bundesligës, me…

Sport

23/10/2013 14:50

Përveç Xherdan Shaqirit, shumë shpejt, Bayern Munich mund të ketë në skuadër një tjetër futbollist kosovar.

Sipas portalit zviceran, Infoticker.ch, gjiganti bavarez, së bashku me rivalin nga Bundesliga, Borussia Dortmund kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Baselit, Arlind Ajeti.

Kosovari me nënshtetësi zvicerane thuhet se ka rënë në sy të dy gjigantëve të Bundesligës, me paraqitjen e tij të shkëlqyeshme për Baselin në duelin kundër Steaua Bukureshtit të martën mbrëma në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin E në Ligën e Kampionëve.

Ajeti, ishte bashkëlojtar me Shaqirin në Basel, kurse mund të bashkohet me të edhe tek Allianz Arena, në rast se Bayern e merr seriozisht interesimin për të dhe arrin ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit ose në fund të këtij sezoni.