Edhe Jason Statham do të lansojë lojën e tij elektronike

Pas suksesit të lojës elektronike për celularë të Kim Kardashian, tani edhe Nicki Minaj dhe Jason Statham do të lansojnë lojërat e tyre.

Fun

06/08/2015 12:42

Loja e Jason Statham është lojë aksion me snajper e titulluar “Sniper X: Kill Confirmed” dhe pritet të lansohet këtë vit.

Rrjedha e lojës do të shkojë në pamjen e kamerës ‘personi i parë’ ku do të shihet arma dhe duart. Në lojë gjithashtu do të përdoret emri i Jason dhe zëri i tij, transmeton Lajmi.net.

1435912847_sniper-x-kill-confirmed

Pak dihet për lojën e Nicki Minaj, por bëhet e ditur se edhe kjo lojë do të përmbajë emrin e saj, zërin dhe pamjen, por është e paqartë se çfarë lloj loje do të jetë.

Në të kundërtën, loja e Kim Kardashian ka mbledhur më shumë se $74 milionë fitime në vetëm një vit. (Lajmi.net)