Edhe Arsenal pas Dembeles

Ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele, është bërë objektivi kryesor i shumë skuadrave evropiane.

Sport

15/11/2018 23:45

Francezi nuk po gjenë hapësira në planet e Ernesto Valverdes tek Barcelona dhe si pasojë ai është i pakënaqur.

Sipas “Mundo Deportivo”, Arsenal janë të interesuar të nënshkruajnë me lojtarin,transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave është thënë se edhe Liverpool po e vështrojnë situatën e Dembele.

21 vjeçari kaloi në Barcelonë në vitin 2017, nga Borussia Dortmund, për afër 150 milionë euro. /Lajmi.net/