E tmerrshme, babai rrah vajzën e tij e lidhë nga motoçikleta dhe e tërheq zvarrë

Një moment i tmerrshëm shihet kur një baba e rrah vajzën e tij dhe më pas e lidh nga motoçikleta duke e tërhqeur atë zvarrë.

Fun

01/03/2018 14:23

Një nxënëse është rrahur brutalisht nga babai i saj dhe është lidhur pas një skuteri përpara se të ngiste një rrugë në jugperëndim të Kinës, transmeton lajmi.net.

Thuhet se vajza 10-vjeçare ishte e pabindur ndaj babait të saj dhe u dënua. Policia lokale gjeti vendin se ku ka ndodhur ngjarja.

Një burrë 38-vjeçar, i mbiquajtur Wei, u arrestua në provincën Guangxi dhe u ndalua në lidhje me akuzat për abuzimin e fëmijëve.

10-vjeçarja u dërgua në spital, ku mjekët trajtuan gërvishtjet e saj dhe shenjat e plagëve në trupin e saj, duke përfshirë shpatullën dhe shpinën.

Ajo do të qëndrojë në spital për një skanim të kokës dhe një sesion të psikoterapisë. /Lajmi.net/