E shkeli në kokë Ibrahimovicin, ja vendimi i fundit nga Mings

Tyrone Mings u përplas me Zlatan Ibrahimovicin gjatë ndeshjes mes Bournemouth dhe Manchester United.

Sport

07/03/2017 13:55

Tyrone Mings dhe Bournemouth kanë vendosur të paraqesin ankesë për akuzën e sjelljes së dhunshme të futbollistit dhe shkeljes në kokë të sulmuesit të Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.

Mings ka thënë se shkelja e  tij ishte e paqëllimshme, kurse burime të “Sky Sports” kanë konfirmuar se klubi do ta mbështesë futbollistin e ekipit, përcjell “lajmi.net”.

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) do të njoftohet gjatë ditës së sotme. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6