E rrëzon djalin e tij para portës, në mënyrë që ta priste topin që po hynte në gol

Një baba e kishte shtyer djalin e tij me qëllim në mënyrë që ai ta mbrojë topin që po hynte në gol.

Fun

13/11/2018 14:53

Babai i një djali shtatëvjeçar u akuzua se e rrëzoi me qëllim fëmijën e tij për të mbrojtur golin, transmeton lajmi.net.

Phil Hatfield (35) u përfshi në ndeshjen mes Bow Street Magpies dhe Ysgol Llanlar FC në perëndim të Uells të enjten, dhe të gjithë dëshmitarët që ishin aty kishin parë një veprim qesharak të babait.

“I thashë që të shkonte të mbronte golin, por ai nuk më dëgjonte dhe ai filloi të ecte nga unë, dhe lojtarët e tjerë u afruan “, tha babai.

“Pastaj fillova të bërtisja shiko topin, por ishte tepër vonë, kështu që unë u përpoqa ta mbroja topin duke e shtyer atë”, shpjegoi ai. Ai shtoi se djali pastaj ra në tokë ndërsa e mbrojti topin në herën e parë. /Lajmi.net/