E rrallë, burri i infektuar nga helmi i gjarprit, kafshon gruan që të vdesin të dy

“Të lutem dua që të vdesim të dy”.

Fun

16/06/2017 02:26

Këto kanë qenë fjalët e një burri, i cili nga dëshpërimi se do të vdiste, donte që edhe bashkëshortja e tij të kishte të njëjtin fat.

Shankar Rai nga një fshat në Indi u kafshua nga një gjarpër helmues dhe ra pa ndjenja.

Në momentin që ai u zgjua mjekët i thanë se gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe më shumë gjasa nuk mund të shpëtonte.

Rai nuk donte që të vdiste i vetëm dhe i kërkoi bashkëshortes të tij, Amiri Devi që ta kafshonte në dorë në mënyrë që të helmohej dhe ajo që të mund të vdisnin bashkë.

Edhe pse Devi e ka kundërshtuar këtë gjë, ai ka mundur ta kafshojë në dorë, por për fat të mirë ajo shpëtoi falë ndihmës së mjekëve, ndërsa Rai ndërroi jetë pas disa orësh. /Lajmi.net/