E refuzon Liverpoolin dhe Bayernin, e tregon edhe arsyen

Julian Brandt do të mbetet në Bayer Leverkusen edhe edicionin tjetër.

Sport

05/05/2017 22:34

21 vjeçari ka vendosur të refuzojë ofertat që i kanë ardhur nga Liverpool dhe Bayern Munich, shkruajnë mediet gjermane.

Brandt kërkon garanci për të luajtur sa më shumë që është e mundur, gjë e cila nuk i garantohet te skuadrat si Liverpool dhe Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

Edhe pse vetëm 21 vjeçar, Brandt ka luajtur tashmë 96 ndeshje në Bundesligë dhe 21 ndeshje në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6