E pranon Simeone: Godin mund të largohet si transfer i lirë

Së fundmi është raportuar për një largim të mundshëm të Diego Godin nga Atletico Madrid.

Sport

05/01/2019 18:14

Skuadra që thuhet se është afër të nënshkruaj me mbrojtësin nga Uruguaji është skuadra e Inter.

Së fundmi, këto thashetheme i ka përforcuar vet trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, i cili ka thënë se Godin ka gjasa të largohet verën e ardhshme, si transfer i lirë.

“Edhe skuadra edhe lojtari janë duke kërkuar zgjidhjen më të mirë për të dy palët” ka thënë Simeone për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Skuadra dhe Godin e dinë se çfarë unë mendoj për këtë çështje. Nëse ai nuk mbetet me ne është për të mirën e tij dhe të skuadrës” ka thënë tutje Simeone.

Godin thuhet se do të kalojë tek Inter tek në verën e ardhshme, në një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi. /Lajmi.net/