E papritur: Morata rikthehet në Serie A? – Lajmi.net
E papritur: Morata rikthehet në Serie A?
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliMerkatoSerie ASport 21:33, 9 April 2018
Me zërat gjithnjë e më të fortë në lidhje me një largim të Mario Mandzukic t nga Juventusi në fund të sezonit, kampionët duan që të mos gjenden të papërgatitur përballë çdo skenari të mundshëm. Dhe Marota do kërkojë një tjetër sulmues në merkaton e verës: sipas “Rai Sport”, nuk përjashtohet as mundë- sia e një rikthimi në Torino e Alvaro Moratës, sulmuesit spanjoll të Chelsea.

Ai ka qenë gjithnjë i lidhur me “Zonjën”, fanellën e së cilës e ka veshur gjatë 2014-16 dhe do të ishte shumë i kënaqur nëse një ditë do të rikthehej në Itali. Por problemi është reagimi i Chelsea që, pas blerjes nga Reali i Madridit, e ka parë sulmuesin të shënojë 14 gola në 41 ndeshje. 25-vjeçari nuk ka arritur që t’u japë vazhdimësi paraqitjeve pozitive të fillimsezonit me fanellën e kampionëve të Anglisë pas transferimit nga “Bernabeu” për 80 milionë euro. Dështimi i bluve të Londrës për të siguruar një biletë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm mund ta bindë përfundimisht sulmuesin që të largohet nga “Stamford Bridge”.

Në Torino do ta presin krahëhapur. Megjithatë, jemi ende në një fazë të parë interesi dhe kontaktet mes palëve nuk kanë nisur. Problem mbetet çmimi i kartonit. Sepse Abramoviç nuk ka aspak ndërmend që të sakrifikojë financiarisht, që të largojë një sulmues, për të cilin ai i pagoi kaq shumë Florentino Perezit. Drejtuesit e Juventusit dhe atyre të Chelseado përpiqen që ta gjejnë një zgjidhje që do t’i kënaqte të tria palët, shkruan PanoramaSport.

Morata do ta kishte më të lehtë të përmbushte pritshmëritë në një kampionat ku ai është konfirmuar një herë dhe tifozët bardhezinj e adhurojnë. Kështu që, në rast largimi të Marios, atëherë asnjë skenar nuk mund të përjashtohet. Për kroatin, interesohen Beshiktashi dhe Fenerbahçe në Turqi, por ishbomberi i Bajernit të Mynihut ka admirues edhe në Angli, Kinë dhe SHBA.

Fjalët kyçe: Alvaro Morata, Chelsea, Juventus

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master Japan