E pafat Kosova, mposhtet edhe nga Islanda (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e katërt në kualifikueset për Kampionatin Botëror.

Sport

24/03/2017 22:35

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e katërt në kualifikueset për Kampionatin Botëror.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Loro Boriçi’, Kosova edhe pse pati një paraqitje tejet solide, nuk ka arritur të evitojë humbjen e radhës, duke u mposhtur 1:2 nga Islanda, që golat i shënoi në pjesën e parë.

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen, ku sulmonte nëpërmjet krahëve, ku me harkime të gjata kërkohej të shfrytëzohej gjatësia e Atdhe Nuhiut.

Në fillim të ndeshjes, Kosova pati mundësi të mirë shënimi, por goditja e Valon Berishës qëlloi transversalen.

Kur Kosova kishte momentet më të mirë në këtë pjesë, Islanda gjeti golin e epërsisë, duke shënuar me anë të Sigurdarson, në minutën e 25-të.

Islanda shënoi edhe golin e dytë në këtë pjesë, kur Sigurdsson në minutën e 35-të, mposhti Ujkanin nga penalltia.

Pjesën e dytë Kosova e ka nisur shumë më mirë se të parën.

Nuk kaloi shumë kohë, dhe me një super-gol të Atdhe Nuhiut Kosova ngushtoi epërsinë në 1:2, për të ndezur atmosferën në tribunat e ‘Loro Boroçit’.

Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar, dhe Kosova pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshje./Lajmi.net/


Atdhe Nuhiu Goal HD – Kosovo 1-2 Iceland – 24… by Live1Goals


Gylfi Sigurdsson Goal HD (Penalty) Kosovo 0-2… by Live1Goals


Bjorn Sigurdarson Goal HD – Kosovo 0-1 Iceland… by Live1Goals

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6