E pa një qese të zezë në rrugë duke lëvizur, ja çfarë kishte brenda saj (Foto/Video)

Malissa Sargent Lewis ishte duke shkuar në punë, kur kishte parë diçka mjaft të çuditshme - një qese të zezë duke lëvizur.

Fun

20/06/2018 21:54

“Nuk më dukej reale dhe nuk e besoja dot, por duke u afruar dhe duke e shikuar më mirë, e pashë se po lëvizte”, rrëfen ajo.

Ajo mori guximin dhe i’u afrua ngadalë, pastaj thotë se e grimcoi qoshin e qeses dhe brenda ishte një qenush duke e tundur bishtin, transmeton lajmi.net

Ajo e ka marrë në shtëpi dhe e ka lajmëruar policinë, të cilët janë duke u marrë me rastin.

Malissa shprehet e gëzuar që i ka shpëtuar jetën një qenushi të vogël dhe thotë se vetëm dikush pa ndjenja mund t’ia kishte bërë këtë gjë atij./Lajmi.net/