E ngacmuan për dukjen e tij, por ja çfarë bëjnë përkrahësit (Foto)

Është pjesë e natyrës njerëzore që t'i frikësohemi asaj që nuk e kuptojmë. Ata që kanë lindur ndryshe ose në mënyrë të pazakonshme në shoqëri, shpesh herë në sytë e njerëzve duken qesharakë, shikohen me injorancë dhe frikë.

Lifestyle

16/04/2017 15:36

Erez ka qenë i tillë. Por ende, ai përdor shanset e tij për t’u treguar i mirë me ata që tregohen të pasjellshëm ndaj tij, transmeton lajmi.net

Kur Erez Gaon kishte lindur, i gjithë trupi i tij ishte i mbuluar me pika të zeza. Doktorët nuk e dinin si t’i jepnin lajmin nënës së tij, Ruthi, prandaj ata thjesht e mbuluan trupin e tij me batanije.

Djali i saj kishte lindur me një gjendje e cila zakonisht shfaqet në 12 javët e para të shtatzënisë, ku foshnjes i mbulohet i gjithë trupi.

Mjekët i kanë bërë shumë operacione Erezit sa ka qenë i vogël.

Ai ka shkuar në shkollën për nevoja të veçanta të fëmijëve për shkak të dukjes së tij unike, e cila ishte në shkallën e tretë. Ai gjithashtu ka shkuar në shkollë publike një herë në jave kështu që ai është ndjerë shpesh herë i përfshirë edhe në shoqëri normale. Ai është një fëmijë i lumtur dhe i shoqërueshëm.

Ruthi tregon se njerëzit shikojnë me habi ndaj djali të saj, kështu që ajo refuzon të përjetojë ndryshime, mu për shkak të tij.

Derisa ai është bërë më i madh, ai u bë i guximshëm në disa mënyra ku njerëzit e trajtonin, por ende e ëma e tij e shihte se sa i mirë është ai në zemër dhe si merrte në dorë situata të ndryshme. Djali i tij kishte mësuar vërtetë tolerancën.

Derisa po qëndronin jashtë një ditë, e panë një nënë me të bijën e saj duke qeshur dhe duke u tallur me gjendjen e tij. Në atë moment, Ruthi donte të eksplodonte, madje të bëhet edhe edhe e dhunshme. Djali i saj u befasua me nënën e tij. Dhe, ajo, më vonë tregoi për këtë në facebook.

“Erezi, gjëja më e lehtë do të ishte të nxjerrja mllefin ndaj asaj nëne, e cila po qeshte me vajzën e saj për dukjen tënde unike ( gjëra që madje s’mund t’i hedh në të shkruar). Betohem se në atë moment u ndjeva se do t’ia përplasja shuplakat në fytyrën e saj (edhe më shumë). Por ti vetëm buzëqeshe, më kape dorën dhe vazhdove të ecje.”

Pasi shkuan në shtëpi, nëna e tije pyeti nëse mund të vizatonte pika të njejta në fytyrën e saj, që të bënin disa foto bashkë dhe t’i postojë në facebook.

Pas asaj dite, fotot u shpërndanë shumë. Shumë njerëz treguan përkrahjen e tyre duke vizatuar të njejtat pika në fytyrë. Ata e kanë bërë hashtagun #miqtëeErezit. /Lajmi.net/

Within a day her post had gone viral with Israelis and people around the globe painting dots on their faces.