E mahnitshme: Modelja italiane fluturon me parashutë mbi vullkan (Video)

Një modele italiane ka dhënë një shfaqje spektakolare në Kili. Nuk bëhet fjalë për shfaqje në pasarelë, por një hedhje me parashutë mbi një vullkan të hapur në Kili.

Fun

12/06/2016 16:37

35-vjeçarja italiane Roberta Mancini, ka bërë atë që shtypi lokal në Kili e ka cilësuar si “spektakolare”, duke u hedhur me parashutë nga një helikopter, mbi një vullkan aktiv në Amerikën e Jugut.

Modelja italiane ka filmuar fluturimin, pamjet e së cilit janë kthyer menjëherë në viral në Youtube. Ne video duket si turbulencat e krijuara gjatë fluturimit ashtu edhe tymi i vullkanit në malin Villarica me lartësi 2.847 metri, rreth 700 km në jug të Santiagos.

YouTube player